Afër 99.000 fëmijë sirianë aktualisht ndjekin procesin edukativo-arsimor në Turqi, deklaroi të mërkurën zëvendës ministri i vendit për Arsim, Veysi Kaynak, duke komentuar për Anadolu Agency (AA) situatën e fundit me refugjatët. Turqia si shtet mban numrin më të madh të refugjatëve sirianë në botë, që sipas kryeministrit Binali Yıldırım deri më tani për përkujdesin e tyre ka shpenzuar mes 20 dhe 25 miliardë dollarë. Kaynak tha se mbi 13.600 mësues nga të cilët 12.630 nga shtetet arabe janë duke mësuar rreth 99.000 fëmijët dhe adoleshentët sirianë në shkollat dhe foshnjoret në qendrat e përkohshme për refugjatë. Zëvendësministri i Turqisë për Arsim tha se në shkollat e Turqisë ata ndjekin mësimet në lëndët e matematikës, shkencat shoqërore, informatikë dhe kurset e gjuhët turke, angleze dhe arabe. Ai vuri në dukje se rreth 133.400 nxënës sirianë aktualisht vijojnë studimet në shkollat shtetërore të cilat janë nën kompetencë të Ministrisë së Arsimit. Kaynak tha më tej se Turqia ka hapur mbi 2500 kurse për aftësim profesional të refugjatëve ku deri më tani të njëjtat i kanë përfunduar rreth 282.900 refugjatë të cilat janë aftësuar në profesionet ondulim, qepje, thurje, zejtari, kompjuter dhe gjuhë. “Për ta rrumbullakuar, në qendrat e përkohshme ofrohen shërbime 24 orëshe në arsim, shëndetësi, siguri dhe çështje fetare”, tha më tej zëvendës ministri i Turqisë për Arsim, Kaynak.