Manchester City ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Aston Villas me rezultat 6-1. Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Sergio Aguero duke shënuar Hat-trick.Argjentinasi e ka kaluar legjenden e Arsenalit, Thierry Henry, i cili i kishte shënuar 175 gola me hat-trickun e sotëm.
Aguero bëhet futbollisti i huaj që shënon më së shumti gola në Premierligë. Po ashtu sulmuesi i Cityt, bëhet futbollisti me më së shumti hat-tricka të realizuar në këtë ligë, 12 të tillë, duke e lënë mbrapa, Alan Shearer, i cili i kishte realizuar 11 hat-tricka.