Ja se çfarë mund të mësojmë nga regjimi i saj i përsosur ndaj kujdesit të lëkurës…
Ju sigurisht do të keni bindjen se Lure Hsu është një adoleshente apo në vitet e njëzeta të hershme të saj. Megjithatë, dizajnerja për nga Tajvani është aktualisht 41 vjeç e besoni apo jo.
Supozojmë se gjenetika luan rolin më të madh në pamjen rinore të Hsu-së përsëri secila nga ne dëshiron të dijë sekretet e saj për kujdesin ndaj lëkurës. Sigurisht karakteristikat e kremit me faktor mbrojtës. Po kështu edhe kafeja.
Thjeshtë hidratim i mjaftueshëm dhe mosekspozimi i tepërt i vetes në diell. Ajo beson se kremi me faktor mbrojtës është i rëndësishëm sepse lëkura e ekspozuar në diell është më e thatë dhe krijon pika dhe linja të vogla shumë më lehtë. Siç e dimë, dëmtimi nga dielli përshpejton plakjen.
Sipas saj, edhe dieta mund të ketë ndikim në fytyrën e saj të freskët. Ajo sugjeron se përderisa konsumon kafenë e zezë, ajo gjithashtu pi edhe shumë ujë, fruta dhe perime, duke shmangur kështu pijet me sheqer dhe ushqimin e yndyrshëm. Gjithashtu këshillon ushqime të pasura me shumë fibra dhe proteina, por edhe stërvitje.
Asnjë prej këtyre sekreteve nuk është një risi, por meqë Hsu është e bekuar gjenetikisht, këshillat e saj për kujdesin e lëkurës përforcojnë faktin se mbrojtja e thjeshtë nga dielli dhe një stil i shëndetshëm i jetesës është gjithnjë një ide e mirë. Merrni shënime dhe përmbahuni këtyre këshillave