Koçan, 21 qershor – Në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës 18:15 në afërsi të Koçanit të paktën një person e ka humbur jetën, ndërsa ka edhe lënduar rëndë, transmeton KOHA.
Sipas informacioneve fillestare deri te aksidenti ka ardhur në rrethrrotullimin në Koçani, me ç’ rast drejtpërdrejtë janë përplasur një automjet për udhëtim dhe një kamion cisternë, ndërsa i vdekuri ka qenë në automjet. Nga goditja cisterna ka dalë prej rruge dhe është përmbys në një fushë afër rrugës. Personat e lënduar me automjet të ndihmës së shpejtë janë transferuar në Spitalin e përgjithshëm të Koçanit, ndërsa kanë intervenuar edhe zjarrfikësit.
Për shkak aksidentit rruga është mbyll për komunikacion nga rrethrrotullimi drejtë fshatit Gërdovc deri në hyrje të Orizarit, ndërsa automjetet riorientohen nëpër qytet.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes bëjnë prokurori publik dhe ekipet policore të komunikacionit, ndërsa më shumë informacione priten gjatë ditës së nesërme.(koha.mk)