Basketbollisti serb Ognjen Kuzmic ka pësuar një aksident të rëndë me makinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai po kthehej në shtëpinë e tij nga një dasëm, kur ka humbur kontrollin e makinës së tij, e cila ka përfunduar jashtë rrugë pasi është rrotulluar disa herë.
Aktualisht Kuzmic ndodhet në spital, në Beograd, në gjendje kome, në reanimacion. Sipas mediave serbe, basketbollisti ka pësuar dëmtime të rënda në gjoks dhe kokë dhe është në rrezik për jetën.
29-vjeçari ndodhet me pushime në vendlindjen e tij, në Beograd. Ai rmosi dy javë më parë me Crvena Zvezda, pas dy sezonesh në Spanjë, ku luajti me skuadrën e Real Madrid, ku dhe u shpall kampion i Euroleague (2018). Ai luajti në sezonet 2013-2015 edhe në NBA, me skuadrën e Golden State Warriors, ku u shpall kampion.