Beograd, 2 nëntor – Nënkryetari i Parlamentit të Serbisë nga radhët e Partisë Socialiste, Gjorgje Miliqevit mëngjesin e sotëm është lënduar rëndë në një aksident, që ka ndodhur në rrugën Sllovac – Ub.
Nga shkaqe të panjohura deri më tani, automobili, të cilin e ka drejtuar shoferi i Miliqecit ka dalë nga rruga dhe është përplasur në rrethojë. Në aksident është lënduar rëndë edhe shoferi.
Mediat serbe theksojnë se Miliqeviq është operuar urgjent në Valevë, ndërsa operacioni ka zgjatur pesë orë për shkak të lëndimeve serioze në organet e brendshme dhe gjakderdhjes së brendshme.