Pas më shumë se një viti e gjysmë hetim, gjykata franceze ka dënuar sot ish-Ministren franceze të Shëndetit dhe Sportit, Roselyne Bachelot, e cila në mars të vitit 2016, akuzoi tenistin spanjoll Rafael Nadal për doping. Për fatin e mirë të ish-ministres, dënimi është i lehtë, një gjobë. Bachelot, gjatë një interviste televizive, pat akuzuar Nadal për përdorim doping gjatë periudhës së gjatë që qëndroi jashtë, kur ishte i dëmtuar. Kjo akuza nuk është pranuar nga tenisti spanjoll, aktualisht numri 1 në botë, që e hodhi në gjyq ish-ministren.
Sot ka ardhur vendimi i gjykatës së Parisit, që dënoi ish-ministren me 500 euro gjobë dhe do të paguajë 10 mijë euro në llogarinë e tenisit, për prishje imazhi. ndërkohë që, tenisti pak kërkuar 100 mijë euro gjobë. “Kanë qenë akuza të pabaza dhe, mbi të gjitha të hedhura nga ana e një ish-ministri, që duhet të flasë në mënyrë më të përgjegjshme. Do të hedh në gjyq këdo që bën akuza të tilla edhe në të ardhmen”, tha Nadal, që fitoi në gjykatë këtë betejë. Avokati mbrojtës i ish-ministres ia hodhi fajin Federatës Ndërkombëtarë të tenisit, për kontrolle siprfaqësore.