Raul Albiol mund të largohet nga Napoli gjatë merkatos së verës. 33-vjeçari mund të riktehet në Spanjë, pas gjashtë vitesh në Seria A me të kaltrit.
Skuadra që ka shprehur interes për ish-mbrojtësin e Real Madrid është Villarreal, që pritet të bëjë një ofertë në drejtim të tij.
Albiol ka qenë një pikë kyçe e mbrojtjes së Napolit, ku së bashku me Koulibaly, kanë formuar një dyshe perfekte si gjatë kohës kur skuadra drejtohej nga Sarri, po ashtu edhe nën drejtimin e Ancelottit.
Mbrojtësi kaloi te Napoli nga Real Madrid ne vitin 2013, për shumën e 12 milionë eurove, ndërkohë që kontrata e tij me skuadrën e Ancelottit skadon në qershor të vitit 2021.