Alegri e ka seriozisht me Ambrën. Pas thashethemeve që çmendën portalet rozë gjatë kësaj vere mbi çiftin e ri, duket se gjërat kanë avancuar drejt një martese të mundshme. Aktorja ka treguar “ashtu sij rastësisht” në Instagram një unazë të mrekullueshme dhe sigurisht të shtrenjtë. E përjavshmja “Spy” shkruan se kjo është dhuratë fejese që i ka bërë trajneri i Juventusit prej pak kohësh i divorcuar. Ambra kishte rrëfyer jo pa turp në TV se ishte fejuar. Tashmë pas shumë fotove të vjedhura ka dhe një unazë që e bën çështjen serioze.