Juventusi do të luajë nesër në mbrëmje një ndeshje të vështirë kundër Kaljarit në transfertë. Përpos kundërshtarit të vështirë, Alegri duhet të përballet me mungesat e shumta që ka. Në konferëncën përshtyp që ai ka dhënë ditën e sotme, ka analizuar gjendjen e ekipit dhe lojtarëve të dëmtuar.
Ronaldo? “Ai është duke punuar shumë mirë dhe shpresojmë të jetë ndaj Ajaksit dhe pse është shumë e vështirë. Këmba e tij është mirë, do të bëhet një ekzaminim tjetër, por janë 9 ditë deri në ndeshjen e Championsit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me të”.
Dëmtimet? “Dugllas Kosta do të jetë gati për Ajaksin. Kedira është duke punuar me skuadrën dhe mund të jetë gati në ndeshjen me Milanin. Ndërsa Kuadrado do të jetë me ekipin për 10 ditë. Dibala dhe Manxukiç nuk do të jenë ndaj Kaljarit dhe kështu titullar do të luajë Kin, që është në një formë të mirë. Përsa i përket Spinacolës, ai do të jetë gati për 15 ditë. Ndërsa Kanselo nuk ka asgjë serioze”.