Shkup, 11 janar – Deputetja Emilija Aleksandrova nga grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE dhe koalicionit ka informuar se në bisedimet mes Qeverisë dhe BESËS së Kasamit në mënyrë normative është precizuar mënyra në të cilën do të shënohet shtetësia tek bashkësitë tjera etnike, transmeton koha.mk
Sipas Aleksandrovës ky precizim është në pajtim me ndryshimet e deritanishme kushtetuese, më konkretisht amendamenti 5. Deputetja theksoi se kjo është e pranishme për tetë deputetët dhe se ata do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.
“Gjatë disa ditëve të kaluara në bisedimet me Qeverinë arritën që mbajmë qëndrimet tona dhe të mbrojmë interesat maqedonase. Krahas tash më amendamenteve të përcaktuara në mënyrë normative është precizuar mënyra se si do të shënohet shtetësia për bashkësitë tjera etnike. Ne do të votojmë për ndryshimet kushtetuese dhe shpresojmë që çdo gjë do të përfundojë sot”, tha Aleksandrova. (koha.mk)