Shkup, 22 shkurt – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka bëri sot një vizitë në selinë e Bashkësisë Fetare Islame për të uruar Shkëlqesinë e tij Reis Ulema Sulejman Rexhepin për marrjen e shtetësisë shqiptare akorduar nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta për kontributin e tij në bashkëjetesën etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në forcimin e ndjenjës kombëtare në mesin e besimtarëve islam, transmeton koha.mk.
Takimi u zhvillua në frymë vëllazërore e u shkëmbyen mendime rreth rolit konstruktiv që shqiptarët në Maqedoni kanë luajtur e luajnë si faktor stabiliteti e me orientim pro perëndimor. Reis Ulema nga ana e tij falënderoi shtetin shqiptar e posaçërisht Presidentin Ilir Meta për nderin e vlerësimin e madh që i bëri, duke i akorduar shtetësinë shqiptare e pajisur atë me pasaportë.