“Së pari dua që të kem shëndetin të vazhdoj me këtë rritem, e më pas kuptohet se edhe un si të gjithë lojtarët kam planet e mia. Dua që të vazhdoj të stërvitem sa më shumë të kompletohem edhe më shumë si futbollistë, dhe dashtë Zoti në një periudhë të shkurtë të jem pjesë e ekipit të parë të Herthës, e pse jo edhe ndonjë skuadre tjetër e Bundesligës”, deklaroi Jetmi Ameti
Fisnik NUHIU
Berlin, 3 janar – Kampionati i Gjermanisë në futboll mbledh plotë lojtarë të huaj në mesin edhe tyre edhe futbollistë shqiptarë, e njëri ndër ta është futbollisti nga Shkupi, Jetmi Ameti i cili është pjesë e skuadrës së Hertha Berlin U17. Jetmiri me futbollin nisi në moshë të re duke kaluar në dy skuadra e më pas talenti i tij është vërejtur nga ekipi i Herthas ku dhe kanë arritur që ta rrëmbejnë. Ameti tani që 3 vite është pjesë e skuadrës së Hertha ku luan rolin e mesfushorin qendror, ndërsa është edhe kapiten i ekipit. Po ashtu Jetmir është pjesë edhe e përfaqësueses së Gjermanisë U17. Hapat e tij të para në futboll si dhe ëndrrat e tij në të ardhmen mund ti lexoni në intervistën e realizuar nga Gazeta KOHA.
KOHA: Si ka nisur karriera juaj futbollistike?
AMETI: Si çdo fëmijë edhe un në moshë të re fillova që të dashurohesha me futbollit. Mbaj mend ishin shokët e mi ata të cilët më morën me vetë në ekipin e tyre ku ushtronin. Pasi un isha pjese e ekipit të shkollës në futboll dhe isha i dalluar. Fillova të stërvitesha dhe pas një kohë trajnerët më thanë se posedojë talent dhe se nuk duhet ndaluari së luajturi futboll. Për mua futbolli do të thotë shumë, pasi që nga fëmijëria kam shfrytëzuar çdo pauzë që të luaj futboll. Nuk duhet harruar asnjëherë përkrahjen e prindërve, pasi ata kanë qenë gjithmonë afër meje për të arritur këto suksese. Tani më jam pjesë e ekipit të Hertës U17, dhe jam pjesë e formacionit të parë.
KOHA: Cilat kanë qenë vështirësitë tuaja të para gjatë angazhimit në futboll?
AMETI: Të them të drejtën në fillim ndoshta ka qen pak e vështirë deri sa u ambientova. Mirëpo ajo kaloi shumë shpejt. Ishte trajneri im që gjithmonë ka qen afër meje dhe me ka përkrah çdoherë. Ndeshjet e mia të mira kanë bërë që trajneri të ma beson edhe shiritin e kapitenit si dhe fanellën me numër 10. Mirëpo un në çdo ndeshje jap maksimumin nga vetja për ta shpërblyer besimin e trajnerit.
KOHA: Keni filluar te ekipi i Sparta Lichtenberg, tani luani me një klub të madh gjerman si Herta, çfarë do të thotë kjo për ju?
AMETI: Hapat e para të mia i nisa te ekipi i Sparta Lichtenberg, më pas PËC Dinamo ku kam qëndruar për tre vite. Me këtë ekip kam arritur që të rritem si futbollistë. Po ashtu me Dinamo kam fituar shumë kupa si dhe titullin. Pas Dinamos për një gjysmë sezone kam luajtur edhe te ekipi i Tenis Borussia, ku mund të them se këtu filloi edhe karriera ime profesionale, pasi këtu për herë të parë mora ftesa nga përfaqësuesja e Gjermanisë U15. Pjesëmarrja ime më Gjermaninë kanë bërë që shumë ekipe të shfaqin interes për mua, si Wolfsburg, Leipzig por un vendosa që të bashkohem me ekipin e Herthës, pasi edhe më pëlqen si klub dhe jam më afër familjes këtu në Berlin.
KOHA: Si janë raportet me trajnerin dhe bashkëlojtarët?
AMETI: Trajneri im te Hertha është shumë person i mirë. Ai për mua dhe të gjithë bashkëlojtarët është edhe si shok. Çdo herë na motivon si në stërvitje edhe në ndeshje. Ka patur raste kur kemi gabuar por asnjëherë nuk na ka kritikuar, por gjithmonë është pranë neve dhe na ndihmon shumë që të rritemi si lojtarë. Po ashtu edhe më bashkëlojtarët e ekipit kemi shumë raporte të mira mes veti. Jemi një familje e madhe.
KOHA: Pozita juaj është mesfushor, sa arrini të plotësoni kërkesat e trajnerit?
AMETI: Trajneri çdo herë më thotë se jam ndër më të mirët në atë pozitë në Gjermani. Pasi unë arrij të bëj shumë assiste për bashkëlojtarët e mi, dhe gjithmonë ndihmoj ekipin drejt fitoreve. Kjo për mua është një gjë që më motivon edhe më shumë për të punuar.
KOHA: Jeni pjesë e kombëtares së Gjermanisë U 17, çfarë do të thotë kjo për ju?
AMETI: Të jesh pjesë e Gjermanisë është një gjë shumë e madhe, ndoshta edhe si ëndërr për mua. Pasi pjesë e Gjermanisë janë lojtarët me emra të mëdhenj si dhe ndër më të mirë në Botë. Kjo do për mua do të thotë shumë. Ndërsa mua më mbetet që të vazhdoj me këtë rritëm që në të ardhmen të arrij të jem pjesë edhe e përfaqësues A të Gjermanisë.
KOHA: Mendoni të vazhdoni te jeni pjesë e kombëtares së Gjermanisë, apo dëshironi që në të ardhmen të jeni pjesë e Kosovës apo Shqipërisë?
AMETI: Jam krenar shumë që jam shqiptar. Po këtu jam lindur dhe kam dëshirë që të vazhdoj të jem pjesë e Gjermanisë. Kam qenë pjesë e U15, U16 U17 e Gjermanisë. Kam qenë pjese edhe e kombëtares së Shqipërisë U16 në dy apo tre ndeshje, mirëpo tani po vazhdoj të jem pjesë e Gjermanisë. Në futboll nuk i dihet asnjëherë ndoshta në të ardhmen mund të luaj edhe për Kosovën ose Shqipërinë, por un jam rritur këtu jam pjesë e reprezentacionit U17 të Gjermanisë, dhe dëshira ime është që një ditë të luaj për përfaqësuesen A të Gjermanisë.
KOHA: Kthehemi te Herta, jeni lider në tabelë a do të arrini që në fund të shpalleni kampion i Gjermanisë?
AMETI: Deri më tani kemi zhvilluar 16 ndeshje në kampionat dhe jemi të parët në tabelë me 39 pikë, kemi 4 pikë më shumë se vendi i dytë Leipzig. Për momentin jemi në pauz. Gjysmësezoni i dytë fillon në mes të muajit shkurt, dhe ne shpresojmë të vazhdojmë me ndeshjet e mira që të ruajmë pozitën e parë dhe në fund të dalim kampion të Gjermanisë.
KOHA: Planet tua në të ardhmen?
AMETI: Së pari dua që të kem shëndetin të vazhdoj me këtë rritem, e më pas kuptohet se edhe un si të gjithë lojtarët kam planet e mia. Dua që të vazhdoj të stërvitem sa më shumë të kompletohem edhe më shumë si futbollistë, dhe dashtë Zoti në një periudhë të shkurtë të jem pjesë e ekipit të parë të Herthës, e pse jo edhe ndonjë skuadre tjetër e Bundesligës.
KOHA: A keni patur ndonjë ofertë që të largoheni nga Herta:
AMETI: Më parë kam patur oferta, por edhe tani nuk ndalen. Mirëpo un dua të vazhdojë të jem pjesë e Herthës, dua që të rritem edhe më shumë si futbollistë të kjo skuadër.
KOHA: Cili është ekipi i preferuar?
AMETI: Ekipi im i preferuar është Barcelona, më pëlqejnë se si luajnë futboll dhe aty është lojtari që më pëlqen shumë, Lionel Messi.
KOHA: Përveç futbollit jeni fytyrë mbështetëse e markës NIKE?
AMETI: Të jesh pjesë e familjes NIKE do të thotë shumë, pasi të kjo shtëpi e madhe bëjnë pjesë lojtarë të mëdhenj si Kristano Ronaldo, Xherdan Shaqiri. Kam qenë 14 vjeçar kur nga kompani NIKE kërkoi që un të jem pjesë e tyre. Ata më kanë parë në një ndeshje futbolli dhe aty kanë kërkuar informacione për mua. Kështu prej atij momenti e deri në moshën 19 vjeçare un do të jemë pjesë e kësaj familje, dhe besoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.