Berlin, 10 shkurt – Anagret Kramp-Karenbuer, liderja e Lidhjes Demokratike-Kristiane (CDU) e kancelares Angela Merkel dhe personi i favorizuar e saj nuk do të kandidohet për kancelare në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen vitin e ardhshëm në Gjermani, deklaroi sot një burim nga CDU-ja.
Ajo paralajmëroi se do të tërhiqet edhe nga pozita e lideres tek demokristianët.
Burimet kanë treguar se Merkel dëshiron Kramp-Karenbauer të qëndrojë ministre, transmetojnë mediat britanike.
Ajo për momentin e kryen funksionin e ministres së Mbrojtjes.
Kramp-Karenbauer ishte në qendrën e skandalit politik për shkak të të cilit gjatë fundjavës u thirr edhe mbledhje e koalicionit qeverisës, me të cilin kryesonte kancelarja Merkel, pasi që në krahinën Tyringia për herë të parë u zgjodh një kryeministër me ndihmën e votave të së djathtës ekstreme “Alternativa për Gjermaninë”.