Bayern Munich ka shkarkuar Carlo Ancelottin pas humbjes 3:0 në Ligën e Kampionëve nga Paris Saint Germaini. Ish trajneri i Real Madridi ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i falënderuar gjithë ata me të cilat ka punuar gjatë qëndrimit në Gjermani.
“Ishte një kënaqësi e madhe për të qenë pjesë e historisë së Bayernit. Unë dua të falënderoj klubin, lojtarët dhe tifozët fantastik”, ka shkruar Ancelotti në rrjetet sociale.