Shkup, 4 mars – Zëvendëskryeministrat për çështje ekonomike dhe për çështje evropiane, Koço Angjushev dhe Bujar Osmani u takuan me Filip Riker, ndihmës sekretari i ardhshëm amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, i cili për momentin e kryen funksionin e zëvendës civil dhe këshilltar ekonomik i komandantit të Komandës evropiane të forcave ushtarake të SHBA-së, ndërsa në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2011 e ka kryer funksionin e Ambasadorit të SHBA-së në Shkup.
Në takim, kumtoi sot Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, u hapën temat për kontekstin aktual politik në të cilin gjendet Republika e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht pas implementimit të suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës, si dhe pjesën tjetër të avancimit të vendit në largimin e pengesave për avancim në integrimet evropiane dhe euroatlantike, me fokus të perspektivave ekonomike të vendit.
“Për vetëm 20 muaj arritëm t’i mbyllim praktikisht të gjitha çështjet e hapura me fqinjët, ta finalizojmë pjesën legjislative nga Marrëveshja e Ohrit, me këtë rast, në asnjë moment duke mos e lëshuar edhe agjendën reformuese për kthimin e vendit në rrugën evropiane”, theksoi Osmani në takim, duke i prezantuar rezultatet nga implementimi i reformave nga Plani 18, në prag të raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian, si dhe samiteve të qershorit të Këshillit Evropian.
Protokolli nga NATO-ja, theksoi ai, e hap rrugën për anëtarësimin tonë në Aleancës euroatlantike dhe në pajtim me dinamikën e ratifikimit, ka thënë se është optimist se deri në fundit të vitit Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës. Osmani potencoi se avancim të ngjashëm pret edhe në integrimet evropiane, duke i filluar negociatat për anëtarësim të plotfuqishëm me BE-në gjatë këtij viti.
Zëvendëskryeministri Angjushev ka folur për potencialet e vendit nga ky avancim politik, duke bërë kthesë edhe ndaj potencialeve të të a.q. agjenda “Konektiviti” të Procesit të Berlinit, valës së pritur infrastrukturore investuese, si dhe potencialet nga investimet e paralajmëruara të huaja.
“Hapja perspektive e negociatave me BE-në dhe veçanërisht anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, japin stabilitet dhe siguri të vendit, që është inkurajim i fuqishëm për investitorët vendorë dhe të huaj. Në vitin 208, jemi dëshmitarë të nivelit rekord të investimeve të huaja direkte me mbi 624 milionë euro, ndërsa Qeveria në mënyrë shtesë ka mundësuar mbështetje të rreth 250 kompanive përmes masave nga Plani për rritje ekonomike. Kjo do të thotë se jemi bërë destinacion atraktiv për kompanitë e huaja me renome, por edhe për zgjerimin e aktiviteteve afariste të kompanive vendore, ndërsa konteksti pozitiv politik na jep të drejtën të besojmë se edhe në vitet në vijim, rezultatet do të jenë pozitive. Punojmë në krijimin e partneriteteve stabile me vendet fqinje, përmes lidhjes së ndërsjellë infrastrukturore. Mbështetja nga SHBA-ja është shumë e rëndësishme edhe në nivel politik edhe në atë ekonomik. Bëhet fjalë për vend-partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, i cili ka dhënë mbështetje pa mëdyshje për reformat, për çka jemi falënderues”, ka thënë zëvendëskryeministri gjatë takimit me Riker.
Riker, siç qëndron në kumtesë, i ka përshëndetur proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me këtë rast theksoi se me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, tejkalohen të gjitha çështjet e hapura politike për vendin dhe se me këtë mundësohet drejtimi i duhur, për realizimin e aspiratave euro-atlantike.