Gjykata e Apelit Shkup e refuzoi si të pabazë ankesën të Prokurorisë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për rastin “Mitmarrje”, në të cilin është akuzuar kryeministri Zoran Zaev dhe e konfirmoi aktvendimin e lirimit të Gjykatës Penale.
“Gjykata e Apelit Shkup duke vepruar rreth lëndës penale KOKZH-27/18, në opinion i njohur me emrin “Mitmarrje” pas mbajtjes së seancës së paparalajmëruar, mori vendim me të cilën ankesa e Prokurorisë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup e refuzoi si të pabazë aktvendimin dhe e konfirmoi aktvendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup KOK. nr. 62.16 nga 21.05.2018, kumtoi sot Apeli i Shkupit.
Vendimi i marrë kështu, siç theksohet në kumtesë, do të publikohet në tërësi në ueb faqen e gjykatës në afatin e caktuar me Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata.
Kryeministri Zoran Zaev u akuzua se si kryetar komune i Strumicës ka kërkuar mitmarrje prej 160.000 eurove nga biznesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev për shitje të tokës shtetërore ndërtimore.
Zaev priste dhe mori aktvendim të lirë në këtë proces gjyqësor në maj të vitit të kaluar, sepse siç deklaroi, bëhet fjalë për rast të montuar me qëllim të pengohet të publikojë “bisedime të përgjuara”. (koha.mk)