Kompania “Apple” ka pranuar se të gjithë “iPhon-ët”, “iPad-ët” dhe kompjuterët “Mac” janë prekur nga dy gabime të mëdha në çipet kompjuterike. Ky zhvillim vjen pasi kompanitë teknologjike kanë qenë në garë për të rregulluar gabimet në “Meltdown dhe Spectre”, që lejonin hakerët të vjedhin informacione. “Apple” ka njoftuar se kishte lëshuar tashmë disa programe ndihmuese. Gjigandi teknologjik thekson se nuk ka dëshmi se dobësia në çip ishte shfrytëzuar. Megjithatë ai këshilloi shkarkimin e programeve vetëm nga burime të besuara për të shmangur aplikacionet dashakeqe. Përdoruesit e kompjuterëve “Mac” zakonisht kanë besuar se pajisjet e tyre dhe sistemi operativ është më pak i ekspozuar ndaj çështjeve të sigurisë, se sa telefonat Android apo kompjuterët që përdorin sistemin Microsoft. Çipet “Meltdown” dhe “Spectre” gjenden në të gjitha njësitë e procesorëve të kompjuterëve modernë, ose në mikroçipe, të krijuara nga Intek dhe ARM. Këto dy kompani sëbashku furnizojnë të gjithë tregun blobal të kompjuterëve.