Arabia Saudite ka deklaruar se të gjithë ata të cilat postojnë tekste me gjuhë satirike , do të dënohen deri me 5 vite burgim.
Prokurori publik i mbretërisë ka thënë se satira e cila prish “rendi publik” do të dënohet pasi dërgojnë vendin në mospajtime.
Sunduesi i mbretërisë ka tërhequr vërejtjen për kritika me të cilat po ballafaqohet nga organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut, duke mos përjashtuar as disidentët e tij politik, shkruan Insajderi.
Dhjetëra qytetar sauditë janë dënuar më akuza të tilla pasi kanë pasur mosmarrëveshjen me ligjet, veçanërisht me postimet të cilat po bëhen në rrjetin social “Twitter”.
Mesazhi i prokurorit publik:
Shpërndarja e teksteve satirike që provokon dhe përçan rendin publik, vlerat fetare dhe moralin publik përmes mediave sociale … do të konsiderohet si një krimin kibernetik që dënohet me burgim maksimal prej pesë vjetësh dhe një gjobë prej 800,000 $.