Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, trajneri i Dorados del Ascenso në Meksikë, ka kritikuar trajnerin e tanishëm të kombëtares argjentinase, Lionel Scaloni.
“Në Argjentinë është Lionel Scaloni, i cili nuk duhet të fajësohet që është atje, por problemi është se ai mendon se është trajner dhe dëshiron të shkojë në Kupën e Botës. Ai mund të shkojë, por në Kampionatin Botëror të çiklizmit, jo të futbollit”, tha Maradona në një shaka të çuditshme.
“Në Argjentinë ne i bëjmë gjërat keq: Ne kemi Cesar Luis Menotti, Tata Martino, Flaco Gareca, Gustavo Alfaro, Marcelo Gallardo dhe Barros Schelotto, por shkojmë dhe marrim Scaloni.”