Ka “jetuar” në aeroportin ndërkombëtar “Fisherton” të Rosarios, në Argjentinë, pikërisht si Tom hanks në filmin “The Terminal” (i realizuar në aeroportin e Nju Jorkut). Për tetë ditë. Është historia e Fremont Herns, një 48-vjeçar nga Haiti, student i Shkencave Politike në Rosario.
Ka humbur avionin që duhet ta kishte dërguar në shtëpi, sepse kur u paraqit në “check-in”, ka zbuluar se i kishte skaduar viza. Për këtë të papritur, ka qëndruar i bllokuar në aeroport, tashmë thuajse pa para. Tani komuniteti haitian i Rosarios ka gjetur një sistemim provizor.
Me vetëm një kapelë dhe një çantë, Herns ka kaluar thuajse një javë në aeroport, duke refuzuar çdo lloj ndihme: nga oferta e një strehimi te ushqimi. Tani 48-vjeçari ka 30 ditë kohë për të zgjidhur problemet me vizën e tij. Situata e Herns është bërë në fakt disi shqetësuese: autoriteteve aeroportuale u ka thënë se është një student i Universitetit të Rosarios, por në të vërtetë burri kishte me vete vetëm një vizë turistike.