Mbrojtësi brazilian Marcelo, karrierën do ta vazhdojë në Serie A. Pas 12 vjet qëndrimi në ‘Santiago Bernabez’, 30 vjeçari ka vendosur të largohet për të nisur një cikël të ri në karrierën e tij. Mediet në Spanjë raportojnë se Marcelo ka arritur marrëveshje me Juventusin, për t’u transferuar në Torino pas përfundimit të këtij sezoni, ku do të ribashkohej me mikun e tij, Cristiano Ronaldon, përcjell ‘lajmi.net’, transmeton gazeta KOHA.
Reprezentuesi brazilian do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Juventusin, duke përfituar deri në 12 milionë euro në sezon. Shkas në largimin e Marcelos nga Reali është situata e tij në sezonin e 13, ku lojtari së bashku me Iscon nuk janë të preferuarit e trajnerit Santiago Solari. Marcelo, si një lojtar i rëndësishëm i Realit në sukseset në vitet e fundit, ka shikuar nga stoli dy ndeshjet e fundit ‘El Clasico’, dhe atë kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve.