Shkup, 21 mars – Zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani sot ka apeluar që gjatë pazareve të ndryshme, t’i iket sa më shumë pagesave me bankënota, dhe nëse të njëjtat përdoren, të pastrohen mirë duart, shkruan gazeta KOHA.
“Tashmë në shumë dyqane dhe biznese pagesat mund të bëhen edhe me kartela dhe kjo është e preferueshme në këtë kohë krize. T’i iket sa më shumë përdorimit të bankënotave dhe, nëse përdoren të njëjtat, të pastrohen mirë duart. Blini gjërat në dyqanet afër shtëpive tuaja, pasi me këtë shkurtoni kohën jashtë. Edhe me pagesat elektronike shkurtohet koha dhe ulet rreziku nga infektimi me koronavoris”, ka apeluar zv.ministri Arsllani. (koha.mk)