Pas gjashtë vitesh lojtarët e Arsenalit luajtën në Ligën e Kampionëve dhe kjo do të thotë se për këtë garë stadiumi i tyre duhet të ndryshojë emrin.
Hera e fundit që Arsenali luajti në Ligën e Kampionëve ishte në vitin 2017. Të mërkurën mbrëma ndryshoi edhe ajo traditë, pasi Topçinjtë përfunduan në vendin e dytë në Ligën Premier në sezonin e fundit, dhe kështu fituan kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë në këtë garë elitare të futbollit të klubeve ishte kundër PSV Eindhoven e cila u fitua me lehtësi me rezultat të thellë 4-0.
Kjo ndeshja u zhvillua në stadiumin Emirates. Megjithatë, ai stadium nuk do të quhet kështu për shkak të rregullave të qarta të UEFA-s.