ASH e Selës i bën thirrje Antikorrupsionit të hetojë se kush i mbulon shpenzimet e funksionarëve qeveritar në Inaugurimin e Presidentit Trump

Nga Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën përmes një kumtese i kanë bë thirrje Agjencisë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit që të hetojë siç kanë thënë nga kjo pati se me cilat para funksionarët qeveritarë kanë shkuar të marrin pjesë në inaugurimin  e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump. ASh kërkon të dihet se kush i mbulon shpenzimet e biletave, transportit dhe qëndrimit në SHBA.

Komunikata e plotë e ASH-së:

Thirrje për Antikorrupsionin: Hetim për transparencën e udhëtimeve në inaugurimin e Trump

I bëjmë thirrje Komisionit Antikorrupsion që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të hetuar dhe zbardhur transparencën e plotë të udhëtimeve të liderëve të qeverisë dhe shtetit në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump. Në veçanti, kërkojmë përgjigje për këto çështje:

  1. Kush ka paguar biletat për të marrë pjesë në këtë ngjarje?
  2. Kush i mbulon shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA?
  3. A janë përdorur fonde publike për këto shpenzime dhe në çfarë baze janë justifikuar ato?

Kjo garë mes përfaqësuesve të qeverisë dhe institucioneve për të udhëtuar në SHBA dhe për të dëshmuar një “imazh perëndimor”, ndërkohë që Maqedonia mbetet e bllokuar në proceset integruese, është një hipokrizi e papranueshme. Në këtë situatë të brishtë, një agjendë e dyshimtë e cila promovon interesa personale dhe politike, dëmton seriozisht imazhin e shtetit dhe besimin e qytetarëve.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm