Fitorja ndaj Genoas nuk mund të festohet plotësisht te Atalanta. Bergamaskët janë në ankth për shkak të gjendjes së Luis Muriel, i cili pësoi një dëmtim në gju vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fushë në sfidën e luajtur në “Luigi Ferraris”. Kolumbiani ishte thelbësor në sfidën e së dielës, pasi i mjaftuan fare pak minuta në fushë për të gjetur avantazhin për miqtë, por më pas një dyluftim në mesfushë bëri që ish-sulmesi i Sevillas, të pësoj një tjetër lëndim që mund ta mbajë larg fushave për disa javë.
Sulmuesi pritet të kryejë ekzaminimet mjekësore, të cilat do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit. Muriel ishte një nga afrimet më të rëndësishme të Atalantës në merkaton e verës, për të ndihmuar ekipin në dy fronte, në kampionat dhe në Champions League, ku bergamaskët janë debutues këtë sezon.