Roma ka shënuar fitore minimale ndaj Qarabagut në Olimpico me rezultat 1-0, por që ka mjaftuar që Giallorosët të sigurojnë lidershipin në Grupin C të Ligës së Kampionëve, ku në vendin e dytë me pikë të njëjtë përfundoi Chelsea pas barazimit në Londër me Atletico Madridin me rezultat 1-1. Në Romë u zhvillua ndeshje mjaft intensive, ku Roma u prit të demolonte mysafirët. Megjithatë, Giallorosët vetëm dominuan dhe pjesa e parë, befasisht, përfundoi pa gola. Në pjesën e dytë Roma insistoi edhe më shumë deri kur në skenë u shfaq Diego Perotti i cili me asist të Dzekos shënoi për 1-0 në minutën e 58-të. Deri në fund Roma vazhdoi të insistonte, por nuk pati gol dhe me rezultatin minimal Roma siguroi një kualifikim tutje.
Një ndeshje mjaft e balancuar me raste shënimi u zhvillua në Stamford Bridge, ku pjesa e parë përfundoi pa gola. Simeone kërkoi gol në pjesën e dytë dhe atë ja solli Saul Niguez në minutën e 56-të të takimit. Në minutën e 75-të Stevan Savic shënoi për 1-1 një autogol të parëndësishëm pasi Roma po triumfonte ndaj Qarabagut. Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe Chelsea me barazim siguroi vendin e dytë me pikë të barabarta me Romën, por bilanc më të dobët.
Roma do të takohet me vendet e dyta të grupeve rivale (me skuadra jo italiane), kurse Chelsea do të përballet me liderët e grupeve tjera në fazën tjetër (që janë skuadra jo angleze).
Juventusi i është bashkuar Barcelonës në fazën e eliminimit direkt nga Grupi D. Bardhezinjtë arritën të shënojë fitore me mjaftë vështirësi ndaj Olympiacosit me rezultat 2-0. Juventusi e nisi seriozisht takimin duke atakuar portën e grekëve. Në minutën e 15-të erdhi edhe goli, kur Alex Sandro asiston bukur për Juan Cuadradon i cili nga afër nuk e kishte të vështirë të shënonte për 1-0. Në pjesën e parë Juventusi rrezikoi me Higuain, pro goditja e tij u bllokua. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë grekët ishin më të mirë duke rrezikuar disa herë. Uros Djurdjevic dhe Marko Marin, por pa sukses. Rastin më të mirë për Olympiacosin e kishte Marin, i cili goditi shtyllën nga afër në minutën e 83-të. Juventusi mbylli ndeshjen me golin e Bernardeschit të shënuar në fund. Me këtë fitore Juventus arrin në kuotën e 11 pikëve dhe e mbyll grupin D në pozitën e dytë.
Në anën tjetër Barcelona ka shënuar fitore ndaj Sporting Lisbonës me rezultat 2-0. Katalunasit kanë pushuar shumicën e lojtarëve kryesor për këtë ndeshje, përfshirë edhe Lionel Messin. Golin e parë për Barcelonën e shënoi Paco Alcacer, e në fund Mathieu shënoi autgol. Barcelona nga grupi D ka tubuar 14 pikë dhe është lider.
Baseli e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pas fitores prej 2-0 në udhëtim te Benfica. Mohamed Elyounoussi e zhbllokoi rezultatin në minutat e para të ndeshjes (5′), ndërsa ky ishte goli i vetëm në fraksionin e parë. Edhe një gol skuadra zvicerane e realizoi në pjesën e dytë, ndërsa autor ishte Dimitri Oberlin (65′). Taulant Xhaka luajti nga minuta e parë në këtë takim, ndërsa Albian Ajeti ishte në bankën rezervë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Manchester Unitedi e ka mposhtur me përmbysje CSKA Moskën (2-1). Skuadra ruse kaloi në epërsi me anë të Alan Dzagoev në fund të pjesës së parë (45′) Mirëpo, në gjysmën e dytë, me golat e Romelu Lukaku (64′) dhe Marcus Rashford (66′), Djajtë e Kuq e përmbysën rezultatin. Nga vendi i parë në këtë grup kualifikohet Manchester Unitedi, kurse Baseli vazhdon nga vendi i dytë. CSKA Moska do të luajë në Ligën e Evropës.