Shkup, 1 nëntor – Agjencia operative teknike prej sot edhe zyrtarisht fillon të punojë me kapacitet të plotë, informuan sot në konferencën e përbashkët për shtyp zëvendëskryeministri dhe ministër i Punvëe të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Agjencisë teknike operative (ATO), Zoran Angellovski.
Ministri Spasovski informoi se kontrolli ndaj punës së Agjencisë do të jetë disa shkallësh përmes komisionit kuvendor, organizatave qytetare dhe ekspertëve.
Sipas drejtorit të parë të ATO-së, Angellovski, modeli për funksionim është zgjidhje optimale për Republikën e Maqedonisë dhe nuk do të lejojë të përsëriten aferat e kalaura me përgjimet dhe të ashtuquajturat bomba.
Pohon se ATO është agjenci profesionale, trup tërësisht i pavarur. Për momentin disponon me kuadër teknik të ndërmarrë nga MPB-ja, përkatësisht katër persona nga Byroja për siguri publike dhe tre nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim. Paralajmëroi se të punësuarit e tjerë do të jenë përmes konkursit t publikuar.
Sipas tij, në pajtim me sistematizimin e bërë, numri i të punësuarve duhet të jetë rreth 25 persona.
Selia e ATO-së është në Telekom për shkak të arsyeve teknike – kabllos optike, ndërsa ATO ligjërisht do ta kryejë kontrollin edhe ndaj operatorëve.