Të gjithë fëmijët e kandidatëve për azil, të strehuar në kampin në shtetin e vogël ishull Nauru, deri në fund të vitit do të zhvendosen në Australi, kanë bërë të ditur mediat lokale duke u thirrur në burime qeveritare.
Bëhet fjalë për rreth 40 fëmijë kandidatë për azil, transmeton DPA.
“Pothuajse nuk ka fëmijë në Nauru dhe Guinenë e Re dhe presim deri në fund të vitit të mos ketë asnjë”, ka deklaruar në Londër diplomati australian Xhorxh Brandis në intervistën për radion El-Bi-Si.
Rreth 900 kandidatë për azil të cilët janë në Australi në pesë vitet e fundit kanë arrit përmes rrugës detare, ndërsa janë dërguar në kampin në Nauru.