Një grua australiane e cila mashtroi të ishte me kancer për të përfituar para nga miqtë e familjes, u burgos me 3 muaj burg, shkruan BBC.
Hanna Dickenson, 24vjeç, mori 42.000 dollarë pasi u tha prindërve se kishte nevojë për trajtim mjekësor.
Prindërit e saj morën donacione nga miqtë e tyre dhe kjo gjë u tha në gjyq. Paratë e grumbulluara nga “sëmundja e rreme”, Hanna i shpenzoi për pushime dhe miqtë.
Një gjykatës e quajti mashtrimin “të neveritshëm”.
Dickenson ishte deklaruar fajtore në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn për shtatë akuza për “marrjen e pasurisë me anë të mashtrimit”.
Gjatë seancës, magjistrati David Starvaggi tha se Dickenson kishte “përdorur në sjellje lotët që të prekte zemrën e natyrës njerëzore”.
Burime nga gjykata thanë se një person kishte dhuruar 10.000 dollarë Dickensonit pasi sapo kishte përfunduar një trajtim të vetin për kancer, ndërsa një tjetër ka dhënë para në katër raste të ndryshme.
Mashtrimi u zbulua kur një nga dhuruesit e parave ngriti dyshime në bashkëpunim me policinë, pasi pa fotot e Dickenson në Facebook.
Avokatja e Dickenson Beverley Lindsay, argumentoi se klientja e saj nuk duhej të burgosej pasi ajo “do bëjë kthesë”.
Ajo gjithashtu krahasoi mashtrimin e një bloggere australiane, e quajtur Belle Gibson, e cila përfitoi 410,000 dollarë vitin e shkuar, pas mashtrimit se kishte kancer në tru.
Znj. Lindsay tha se mashtrimi i klientes së saj ishte shumë më i lehtë se i znj.Gibson.
Avokatja e mashtrueses u shpreh se do të apelonte çështjen.