Shkup, 3 shkurt – Agjencia për ushqim dhe veterinari i përgënjeshtron thëniet e kryetarit të Lidhjes së bletarëve të Maqedonisë, Mende Trajkovsi, i cili në një deklaratë për media në mënyrë të pabazë pohon se tregu i vendit është i mbushur me mjaltë të falsifikuar dhe jocilësor nga Kina dhe se i njëjti shitet në markete.
“Si institucion përgjegjës për siguri të ushqimit dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, me përgjegjësi pohojmë se vend importohet mjaltë e sigurt dhe cilësore dhe se në tregun vendor nuk shitet mjaltë me origjinë nga Kina. Import i mjaltit nga ky vend nuk është realizuar as vitin e kaluar as, në vitin 2018”, qëndron në kumtesën e Agjencisë për ushqim dhe veterinari.
Në vitin 2018, në vend janë importuar gjithsej 420 649 kilogramë mjaltë, sasi më të mëdha apo 252.000 kilogramë nga Moldavia, 168 504 nga Serbia fqinje dhe 145 kilogramë mjaltë nga Franca.