Aeroplanë luftarakë izraelitë mbrëmë sulmuan 80 caqe të Hamasit në Rripin e Gazës pasi 30 raketa janë gjuajtur mbi pjesën jugore të Izraelit.
“Aeroplanët luftarakë izraelitë krahas caqeve tjera sulmuan edhe dy objekte të mëdha për prodhim të armëve, pesë komplekse ushtarake dhe një ndërtesë në të cilën gjendet selia e forcave të sigurisë në qytetin e Gazës”, theksohet në kumtesën e armatës izraelite.
Në kumtesë theksohet edhe se sistemi i mbrojtjes Kupola e hekurt ka kapur dhjetë raketa.
Gjatë raketimit të izraelit dy persona janë lënduar më lehtë kur kanë tentuar të arrijnë deri në strehimore, ndërsa shtatë kanë përjetuar shok.