Gostivar, 27 dhjetor – Bashkësia e Avokatëve të Gostivarit me rastin e fundvitit ka dhuruar paketa për fëmijë të familjeve të rrezikuara sociale dhe fëmijë të familjeve pa kujdes. Dhuratat do t’u jepen përmes shërbimeve të Qendrës për punë sociale- Gostivar.
“Ideja për këtë hap ka lindur nga komunikimi mes kolegëve avokatë. Kemi biseduar se çka ka qenë më adekuate dhe si t’i ndihmojmë. Sivjet anëtarët e bashkësisë së avokatëve kanë ndarë mjete materiale me të cilat janë blerë paketa për Vitin e Ri. I kemi kontaktuar punonjësit social në Qendrën e Gostivarit dhe jemi konsultuar se si ta zhvillojmë krejt punën. Dhuratat do t’u ndahen fëmijëve që janë familje nën kujdes dhe fëmijë që janë nën rrezik social.
Nga Qendra kanë treguar gatishmëri të ndërmarrin donacion dhe t’i ndajnë çmimet. Duam që kjo të rritet në traditë, ndërsa avokatët në këtë mënyrë të tregojnë humanitet dhe përgjegjësi sociale”, kanë thënë nga Bashkësia e Avokatëve të Gostivarit.