Shkup, 26 qershor – Avokati i Popullit kryen hulumtim të veçantë ku përfundojnë fëmijët e të miturave nga strehimoret, që kanë lindur në Gjinekologji, paralajmëroi sot zëvendësja e avokatit të popullit Vaska Bajramovska-Mustafa.
“Hulumtimi është në fazën e përpilimit dhe publikisht do të prezantohet. Përveç mbledhjes së të dhënave nga institucionet kompetente shëndetësore publike ku kryhen kontrolle gjinekologjike, lindje apo ndërprerjen e shtatzënisë, gjithashtu ekipi nga Departamenti për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara do të kryejë inspektime të drejtpërdrejta në vetë klinikat për shkak të kontrollit të të dhënave të dorëzuara tek Avokati i Popullit, ndërsa do të ndjekë dhe informacionet për rrjedhën e procedurës për dhënien e fëmijëve për adoptim”, tha Bajramovska-Mustafa në përgjigjen e gazetarëve gjatë pres konferencës së sotme ku e prezantoi Raportin vjetor të Avokatit të Popullit.
Ajo theksoi se te Avokati i Popullit nuk është dorëzuar asnjë ankesë për pretendimet të mundshme për dhënien dhe kërkimin e ryshfetit për adoptimin e fëmijëve, por shtoi se i ndjekin gjendjet e përgjithshme të kompetencave të tyre.