Një njeri i lumtur nga Massachusetts, që pritët të bëhet baba, e ka treguar shkëlqimin e tij atëror në një set fotografish shtatzënë-or.
Në ahengun e tyre për zbulimin e gjinisë së bebes, Nick Roberts e befasoi të dashurën shtatzënë me këto fotografi. Në disa prej tyre ai shihet se si pozon në plazhin e Nahant, duke e ledhatuar barkun e tij të fryrë, për çka ai thotë se kishte ngrënë me kast ushqim të shpejtë.
Pas kësaj, e dashura e tij Briana Magee për televizionin WHDH ka treguar se si pasi i kishte parë këto fotografi kishte filluar të qeshte shumë dhe pa u ndalur.
“Së bashku me fotografin e kishim të vështirë ta realizonim këtë set, sepse gjatë tërë kohës qeshnim me të madhë” – tregoi Robert, transmeton Klan Kosova.