Bagdad, 5 nëntor – Gjashtë persona humbën jetën, ndërsa mbi 20 të tjerë janë plagosur mbrëmë gjatë sulmeve në disa pjesë të kryeqytetit irakian Bagdad, në të cilat shumica e banorëve janë shiitë.
Siç kumtoi policia irakiane, pesë nga të vdekurit gjatë sulmeve janë civilë.
Përgjegjësinë për sulmet e ndërmori grupi xhihadist sunit Shteti islamik (SHI). Pas humbjes ushtarake që e përjetuan në fushëbetejë gjatë ofensivës së vitit të kaluar të armatës irakiane, kur ishte shtypur nga tërë territori në Irak që deri atëherë e ka kontrolluar, SHI vazhdoi me rrëmbime dhe sulme me bombë në vend.