Uashington, 30 prill – Ish nënpresidenti i SHBA-së, Xho Bajden mbrëmë u paraqit me tubimin e tij të parë parazgjedhor në Pitsburg, Pensilvani, vendlindjen e tij, transmeton KOHA.
Në zgjedhjet, Pensilvaninë tradicionalisht e fitojnë republikanët dhe ky shtet federal është me rëndësi të posaçme për demokratët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2020.
Bajden, i cili deri tani ka marrë pjesë në dy gara presidenciale, në tubimin porositi se do të luftojë për kthimin e dinjitetit të “klasës së mesme” dhe rritjen e të ardhurave minimale deri 15 dollarë në orë në tërë Amerikën. Sipas tij, Pensilvania është kyçe për fitoren e demokratëve dhe hyrjes së tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Ai u përqëndrua në disa çështje ekonomike, por pa zgjidhje konkrete. Sipas komentuesve, Bajden duket se nuk ka vizion të thelluar dhe popullariteti i tij bazohet në njohjen e përgjithshme si nënpresident i mëparshëm dhe burrështetas i bardhë me përvojë për pjesëmarrje në fushata.
“Videoja e tij promovuese e vë theksin në mosdurimin racor dhe trazirave në SHBA pas ngjarjeve të pakëndshme në Sharlotsuil, si shkak kryesor për largimin e Donald Trampit nga Shtëpia e Bardhë, nuk ka ekonomi, nuk ka zgjidhje konkrete”, deklaroi një nga komentuesit e “Si-En-En-it”.
Në tubimin Bajden dërgoi kritika të ashpra deri te Trampi, të cilin e quajti “lider të votuesve të tij, e jo të tërë kombit”.
Ish nënpresidenti nuk e ka përmendur rivalin e tij kryesor në garën primare – Berni Sanders, kandidat i pavarur presidencial, i përkrahur nga demokratët. (koha.mk)