Gareth Bale ka zbuluar atë që i tha portierit të Liverpool, Loris Karius, menjëherë pas finales së Champions League. Portieri i Liverpool bëri dy gabime trashanike duke i kushtuar skuadrës së tij humbjen 3-1 në Kiev, ku dy gola u shënuar nga Bale. “Unë gjithmonë përpiqem t’i jap pak efekt topit në goditje, – tha Bale për “Daily Mail”. – Pak a shumë si në goditjet standarte. Eshe nëse nuk shkon në trekëndësh gjithmonë i hap probleme portierit.” Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, disa “yje” të Real ngushëlluan portierin e Liverpool, mes tyre ishte edhe Bale: “I thashë vetëm një fjali: “Mbaje kokën lart”, – zbuloi uellsiani, i cili shtoi, – Gabimet ndodhin. Fatkeqësisht për të ishte një finale. Unë mendoj se goditjen time nga distanca ai duhet ta priste, por janë gjëra të ndodhin në futboll.”