Ever Banega vendos të largohet nga Sevilla. Fantazisti argjentinas ka zgjedhur edhe ekipin e ri me të cilët do të bashkohet vetëm në fund të këtij sezoni me klubin andaluz teksa ka zyrtarizuar akordin me klubin arab të Al Shaabab. Këta të fundit ishin të vetmit që i ofronin kontratë 3-vjeçare ndryshe nga ofertat e tjera ku mes tyre ishte edhe Inter Miami i David Beckham por ekonimikisht Al Shaabab ofronte pagë më të mirë. Një tjetër faktor për transferimin e lojtarit është trajneri Luis Garcia i cili e ka bindur të pranojë ofertën e drejtuesve arabë.