Shkup, 12 tetor – Maqedonia po punon në mënyrë aktive në arritjen e barazisë gjinore dhe mbrojtje nga diskriminimi. Ne po zhvillojmë Indeks kombëtar për barazi gjinore, ku do të përfshihet një indikator për matjen e barazisë gjinore me të cilin do të bëhet krahasimi me BE-në dhe me vendet anëtare të saj. Gjithashtu me vendosjen e trajnimeve elektronike e gjithë administrata dhe vendosja e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor do të bëhet një mekanizëm me të cilin barazia gjinore nuk do të konsiderohet si një çështje e izoluar, por si pjesë e të gjitha politikave kombëtare të cilat sillen në vend.
Këtë, siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e ka theksuar ministrja Mila Carovska në takimin joformal ministror në Vjenë kushtuar barazisë gjinore, organizuar nga presidenca austriake e Këshillit të BE-së, ndërsa ku kanë marrë pjesë ministra të resorëve nga vendet e BE28, EFTA dhe Ballkani Perëndimor. Ministrat kanë diskutuar për çështjen Si digjitalizimi kontribuon për një pjesëmarrje të barabartë civile dhe politike të vajzave dhe të meshkujve?
Gjatë takimit ministrja Carovska është takuar me ministren federal austriake për gratë, familje dhe të rinj, Zhulien Bogner Shtraus, si dhe me drejtoreshën e Zyrës federale zvicerane për barazi gjinore, Silvi Durer. Në takim është rënë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm.
Progresi në barazinë gjinore shihet edhe nga të dhënat statistikore. Në Maqedoni sipas të dhënave të Entit Shtetëror Statistikor, në vitin 2016 nga numri i përgjithshëm i konsumatorëve të internetit 48,8 për qind kanë qenë gra dhe 51,3 për qind për burra, ky numër në vitin 2017 është rritur për 76,8 për qind për gra dhe 81 për qind për burra. Rritet edhe vetëdija tek vajzat dhe gratë për shkollim. Atë e tregojnë edhe numrat e përfaqësimit të vajzave në arsimin e lartë me 31 për qind në krahasim me numrin e meshkujve 22 për qind. Ndërsa numri i vajzave të cilët kanë diplomuar në shkencat matematiko-natyrore është më i madh se numri i burrave (2.8 për qind në vitin 2016 vajza kundrejt 1,8 për qind i burrave në vitin 2016). Ndërsa në shkencat teknike, numri i grave të diplomuara (5,07 për qind në vitin 2016) ndërsa më i vogël nga numri i studentëve meshkujve të diplomuar (8,2 për qind në vitin 2016), informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.