Barcelona vazhdon të tregojë dominimin mbi skuadrat angleze. Kësaj rradhe viktima ishte Manchester United, të cilën e mposhtën me rezultat minimal në ‘Old Trafford’.Fati i ndeshjes u vendos heret, me Luke Shaw (12′) devijoi topin në portën e gabuar. Goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Luis Suarez, por pas rishikimit të VAR-it u konfirmua si gol i rregullt.
Megjithëse, ‘Djajtë e Kuq’ kërkonin gol, ishte tejet e vështirë për shkak të organizimit të mirë të mysafirëve, të cilët janë absolutisht një nga favoritët për të triumfuar deri në fund. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 0-1 në favorin e Barcelonës, që tashmë ndeshjen e kthimit në ‘Camp Nou’ e luajnë pa presion.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave.
https://www.youtube.com/watch?v=wZ72dk56zoc