Barcelona ka nisur merkaton e janarit pak javë më parë duke marrë një mbrojtës si Murijo ndërkohë që po përgatitet për të tjera goditje në merkato. Natyrisht, prioritet i katalanasve është sulmuesi brazilian i PSG-së, Nejmar për të cilin Barcelona duhet që të sakrifikojë disa futbollistë të tjerë.
Në tentativë për të blerë Nejmarin, katalanasit kanë nisur nga puna që të shesin disa futbollistë të tjerë. Klubi spanjoll ka raportuar për shitjen përfundimtare të mesfushorit brazilian Paulinjo, cili po luante si i huazuar në kampionatin kinez me skuadrën e Guangzhou Evegrande.
Me këtë transferim të zyrtarizuar, katalanasit përfitojnë plot 50 milionë euro dhe në ditët në vijim, pritet që katalanasit të shesin edhe të tjerë futbollistë në mënyrë që operacioni për blerjen e Nejmarit të lehtësohet. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Paulinjo luan në kampionatin kinez, pasi edhe më parë ka qenë pjesë e klubit kinez.