Shkup, 20 tetor – Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, dje kishte takim pune me drejtorin e Drejtorisë së Policisë Financiare, Goran Ivanov, me të cilin biseduan për mundësitë që të avancohet bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional, me qëllim që të sigurohet efikasitet më i madh në punë, njoftojnë nga Kabineti i saj.
Nga atje, theksojnë se Gërkovska ka theksuar se vetëm me koordinim të mirë dhe me angazhim të sinqertë mund të ketë sukses në punë dhe shtoi se kjo është veçanërisht me rëndësi në rastet e përballjes me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Drejtori Ivanov ka informuar se për momentin punohet në zbatimin e një sistem menaxhment dokumenti, i cili pritet që deri në prill të vitit të ardhshëm të vendoset plotësisht në funksion, por edhe në mënyrë shtesë punohet në avancimin e plotë të kapaciteteve të Drejtorisë së Policisë Financiare.
Në takim ishte hapur edhe çështja për fuqizim të kapaciteteve personale të institucionit, çështje e cila është, siç thonë nga Kabineti, me rëndësi të jashtëzakonshme dhe parakusht për përballje efikase me korrupsionin.