Bayern Munich është vetëm një hap larg goditjes Nicolas Pepe. Klubi bavarez ka vendodur të mbyllë menjëherë disa goditje për të rinovuar skuadrën dhe lëvizja e pare është ajo me sulmuesin e Lille. 21-vjeçari është një nga lojtarët më deçiziv në Europë këtë sezon me 18 gola e 11 asiste në 31 ndeshje dhe bavarezët e shikojnë si pasuesin ideal të Ribery dhe Robben teksa kanë bërë gati edhe ofertën prej 40 milionë euro. Me një lëvizje të tillë, drejtuesit e Bayern Munich janë të bindur se do të mposhtin konkurencën e Barcelonës, Liverpool dhe PSG.