Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të takimeve me qytetarët për referendumin i cili do të mbahet më 30 shtator sot të jetë në Bërvenicë,Bogovinë dhe Debresh. Takimin e parë me qytetarët BDI-ja do ta ketë në në Bërvenicë në orën 18:00 përballë shkollës Çellopek, ndërsa do të vijojë takimin me qytetarët në Bogovinë tek Restoranti “Floar” në orën 20:00. Bashkimi Demokratik për Integrim ditën e sotme do ta përmbyllë me takimin me qytetarët në Debresh me fillim në orën 21:00 përballë shkollës në Debresh.