Bruksel, 21 mars – Bashkimi Evropian do të lejojë shtyrjen e Bregzitit deri më 22 maj, nëse Parlamenti britanik gjatë javës së ardhshme e miraton Marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, që në nëntor të vitit të kaluar e arriti Londra dhe Brukseli, theksohet në draft kumtesën e asamblesë së sotme të Këshillit të Evropës.
“Bashkimi Evropian para 29 marsit do të pranojë shtyrjen e Bregzitit deri më 22 maj, nën kushtin që Marrëveshja për daljen të miratohet në Parlamentin britanik javën e ardhshme”, thuhet në tekstin.
Sipas liderëve, shtyrja e Bregzitit për më 22 maj është e pamundur, për shkak të faktit që Britania e Madhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane, të cilat janë caktuar prej 23 deri më 26 maj. (koha.mk)