Bruksel, 29 janar – Bashkimi Evropian kërkoi nga Fejsbuku, Gugëll dhe Tuiteri më shumë të punojnë në luftën kundër lajmeve të rrejshme, drejtpërdrejt para zgjedhjeve evropiane në maj, përcjellë gazeta KOHA.
Komisioni Evropian sot kumtoi se gjigantët amerikanë të internetit kanë realizuar progres, por duhet ta përforcojnë luftën kundër dezinformimit.
Komisioni e përforcoi presionin ndaj gjigantëve teknologjikë para mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në maj.
Eurokomisarët për Siguri dhe Sferë digjitale deklaruan në konferencën për shtyp se janë të brengosur që disa vegla të cilat i vendosën kompanitë teknologjike për ndjekjen e prononcimeve politike akoma nuk janë në dispozicion në të gjitha vendet anëtare të BE-së. (koha.mk)