BE i ndau dy milionë euro Ballkanin Perwndimor
Berlin, 26 mars – Banka Qendrore e Gjermanisë dhe Komisioni Evropian filluan projekt të përbashkët për përforcimin e kapaciteteve të bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor, raporton KOHA.
Shfrytëzues të “Programit për përforcimin e kapaciteteve të bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor në kuadër të integrimit në Sistemin Evropian të bankave qendrore” janë bankat qendrore dhe trupat supervizore të kandidatëve dhe kandidatët potencial për inkuadrim në Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.
Për këtë program rajonal, Bashkimi Evropian i ndau dy milionë euro nga Instrumenti i tij për ndihmë parainkuadruese (IPA 2).
Qëllimi i programit është përforcimi i mëtejmë i kapaciteteve të institucioneve me zhvillimin e instrumenteve për analizë dhe zbatimin e masave, si edhe bartjen e standardeve më të mira ndërkombëtare dhe evropiane në praktikën kombëtare.
Në kuadër të programit, Banka Qendrore e Gjermanisë do të bashkëpunojë me bankat qendrore të Belgjikës, Bullgarisë, Çekisë, Greqisë, Spanjës, Francës, Kroacisë, Italisë, Lituanisë, Hungarisë, Holandës, Austrisë, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë. (koha.mk)