Bruksel, 9 tetor – Bashkimi Evropian do ta marrë parasysh zbatimin e zgjedhjeve në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë vlerësimit të kandidaturës të vendit për anëtarësim në BE, të cilën e përgatit Komisioni Evropian. Kjo theksohet në deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini dhe eurokomisarit për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim Johanes Han. Mogerini dhe Han shfaqin shpresë se “të gjithë liderët politikë do të marrin pjesë në formimin e qeverive në të gjitha nivelet dhe në mënyrë konstruktive do të punojnë së bashku në interes të qytetarëve të vendit të tyre”. “Gjithashtu do të jetë e rëndësishme edhe konstituimi i shpejtë i Shtëpisë së popujve në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës. I ftojmë liderët politikë të mbajnë përgjegjësi”, theksojnë dy eurokomisarët.