Bruksel, 14 mars – Bashkimi Evropian do të ndajë 1,5 miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi, në kuadër të marrëveshjes për ndalesë të valës së emigrantëve drejt BE-së, të nënshkruar në mars të vitit 2016, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini në konferencën e donatorëve për Sirinë në Bruksel.
“BE-ja do të ndajë transhë të dytë në vlerë prej 1,5 miliardë eurove për refugjatët sirianë në Turqi”, tha Mogerini.
Në kuadër të marrëveshjes për emigrantët të vitit 2016, Brukseli premtoi se do t’i ndajë Ankarasë gjashtë miliardë euro për refugjatët sirianë, heqje të regjimit të vizave për qytetarët turq dhe të hapë kapituj të rinj në negociatat për inkuadrim të Turqisë drejt BE-së.